Kanosi një zyrtar të Gjykatës, arrestohet vushtrriasi

Kanosi një zyrtar të Gjykatës, arrestohet vushtrriasi

Është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Dega në Vushtrri.

Këtë raportohet se e ka bërë gjatë seancës gjyqësore e cila ishte duke u mbajtur ndaj të dyshuarit për një çështje penale të mëhershme, dhe sepse ai ishte larguar nga objekti i gjykatës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore të Stacionit Policor në Vushtrri si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale ndërsa më vonë policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin I.M., 69 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri.” thuhet në një njoftim për media të policisë.

Tutje, bëhet e ditur se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndërsa në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili pas përfundimit të veprimeve procedurale ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprën penale “Kanosje”./Gazeta Enigma/

Related Articles