Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, raporton Gazeta Enigma.
I dyshuari, sapo ka vërejtur policinë, ka tentuar të ikë, mirëpo është kapur dhe arrestuar nga zyrtarët policorë.
“Gjatё transportit pёr nё Stacionin Policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policor dhe nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë”, thuhet në një njoftim të policisë.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
