Një ngjarje jo e hijshme ka ndodhur dje në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetët e PD-së kanë djegur karriget jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Lidhur me këtë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri.
“Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare”.
“Ambasada Britanike dënon aktivitetin që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma