Kapen mbi 80 kg drogë në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike në Han të Elezit, raporton Gazeta Enigma.

Organet e sigurisë kanë konfirmuar se janë kapur mbi 80 kilogram drogë derisa dy persona janë arrestuar.

Personi me inicialet F.K. po transportonte këto substanca nga Maqedonia me një kamion të mallrave.

Kamioni është kapur me të kaluar kufirin në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se lidhur më këtë rast Prokuroria Themelore e Ferizaj do të mbaj konferencë për media.

“Prokuroria e Ferizaj më vonë do të mbajë konferencë për media dhe do të jepen detajet e tjera lidhur me këtë rast”, ka thënë Kelani për Enigmën.

Related Articles