Kapet drogë në një veturë në Vërmicë

Kapet drogë në një veturë në Vërmicë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të narkotikëve.

Një rast i tillë është zbuluar nga Policia kufitare në Vërmicë, ku në një veturë është gjetur një sasi e substancave narkotike.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi që përfundoi në ndalim policor, nën dyshimet për këtë rast është Kastriot Osmani.

I njëjti është prangosur pasi në veturën e tij është gjetur drogë e llojit marihuanë, që u sekuestrua nga zyrtarët policorë.

Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Related Articles