Kapet kamioni me 122 kg drogë nga Shqipëria në Stamboll, në pranga shoferi shqiptar

Kapet kamioni me 122 kg drogë nga Shqipëria në Stamboll, në pranga shoferi shqiptar

Një kamion me drogë që vinte nga Shqipëria është kapur në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se pas konstatimit në kufi se kishte drogë, kamioni u mbajt nën vëzhgim për të evituar kalimin e ngarkesës në një mjet tjetër.

Pas udhëzimit, ekipet e Policisë së Tekirdagut nisën kërkimin për kamionin TIR duke kryer një operacion.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 122 kilogramë drogë të fshehura në dyshemenë e tij. Nga ana e policisë turke është ndaluar drejtuesi i kamionit, shqiptari Fatmir Ferko.

Related Articles