“Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit”

“Kapitalistët e Vetëvendosjes kundër kapitalizmit”

Nga Kimete Berisha:



Kjo është një kontradiktë e thellë!
Deklarohet milioner majtisti që është kundër kapitalizmit.

Me fjalë janë kundër kapitalizmit, ama me pasuri janë kapitalistë,
janë shumë të pasur që bëjnë jetë luksoze, nëpër lagje luksoze, larg nga populli, larg nga Ju.

Idenë e tyre për barazi e realizoni Ju.
Ata, për vete, janë të pasur.

E Ju mbeteni të varfër, sepse po keni qejf.

Ata, gjërat luksoze i konsiderojnë të domosdoshme, e ju militantët varfanjakë të Vetëvendosjes (që baba ua jep nga 1 euro për kafe), Ju
gjërat e domosdoshme i konsideroni luksoze.

Por kjo nuk duhet t’ju dekurajojë nga shamjet e nga kërcënimet, ju duhet të vashdoni t’i mbroni siç dini veç ju, me afsh, milionerët tuaj të Lëvizjes, sepse këtë punë e kanë varfanjakët.

Deklarimi i pasurisë e zbuloi doktrinën e Vetëvendosjes, me të cilën do ta kishin kompleksuar edhe Marksin.

Besojnë në barazi mes jush, ama Ata i dallon nga populli pasuria.

Juve duan t’ju shohin duke e ndarë varfërinë tuaj në mënyrë të barabartë, ama për vete i ndajnë milionat.

Janë kundër luksit, ama jetojnë jetë luksoze.

Janë edhe majtistë, edhe milionerë.
Edhe socialistë, edhe kapitalistë.
Janë gjithçka sepse janë asgjë.

Janë thjesht mashtrues!

P.S. Në kohën kur të gjithë mashtrojnë – ta thuash të vërtetën është akt revolucionar (Unknown).

Related Articles