Shënohet një viktim nga COVID-19 në Kosovë

Shënohet një viktim nga COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit 1 person ka humbur jetën nga COVID-19, kurse 22 qytetar kanë rezultuar pozitiv, raporton Gazeta “Enigma”.

Për 24 orë janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.

Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Related Articles