Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se sërish ka pritje të gjatë në Merdarë, në dalje dhe te pika tjetër kufitare Dheu i Bardhë, raporton Gazeta Enigma.
Në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 2 orë dhe në hyrje deri 1 orë.
Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 45 minuta.
Kujtojmë që fluksi i madh i mërgimtarëve që vizitojnë Kosovën, bën që ata të presin me orë të tëra në dalje.
Derisa, koha për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare është shumë më e vogël sesa në dalje.