Kastrati: Kanë filluar procedurat për Andin Lokaj – “rasti do te trajtohet nga komisioni disiplinor”

Kastrati: Kanë filluar procedurat për Andin Lokaj – “rasti do te trajtohet nga komisioni disiplinor”

Kosova U21 e ka mundur 2-1 Shqipërinë U21 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

‘Dardanët’ arritën të triumfojnë 2-1 me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Sejdiu, derisa më herët kishte shënuar Krasniqi për Kosovën dhe Karrica për Shqipërinë.

Pas ndeshjes, i menjëhershëm ka qenë reagimi i komentatorit Andin Lokajt në Facebook, i cili ka shkruar:

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina.

Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr.”

Pas deklaratës kontraverse të Andin Lokajt, lidhur me futbollistët e Shqipërisë, gazeta online e ka trajtuar këtë çështje duke u interesuar përmes kontaktit me drejtorin e Përgjithshëm tediumit Publik (RTK), Ngadhnjim Kastratin, i cili ka njoftuar se ‘Drejtori i TV-së ka kërkuar nga producenti ekzekutiv marrjen e masave ndaj Lokajt konform rregullores së brendshme të RTK-së’.

Insporti kontaktoi poashtu edhe me drejtorin e Televizionit, Festim Kabashin, i cili e ka konfirmiuar se rasti i Andin Lokajt do të trajtohet konform me rregulloren e RTK-së.

“Ju njoftoj se kam kërkuar raport me shkrim nga eprorët e tij për këtë rast. Pas sqarimeve të nevojshme, rasti do të trajtohet konform rregulloreve të RTK-së’, u është përgjigjur Kabashi interesimeve të gazetës, thuhet në artikullin e publikuar. /Gazeta Enigma/

Related Articles