Tenori Kastriot Tusha është shprehur i brengosur me nivelin e gjuhës që përdorët në këngët shqipe dhe bastardimin e melosit shqiptar.
“Këngëtarët po imitojnë. Përdorin gjuhë rruge, përdorin ritme arabe dhe bullgare. Jemi në fazën e majmunërisë. Nuk pajtohem as me këngën që dërguam në Eurovision. Gjithnjë kam kërkuar që të ruhet melosi shqiptar. Kjo çfarë po ndodh me muzikën tonë është e papranueshme”, ka deklaruar ai.
Këtë indinjim ai e ka shprehur gjatë një interviste dhënë në emisionin Express në KTV, direkt nga Prizreni, ku do të paraqitet në koncertin e organizuar nga Komuna me rastin e festave të qershorit.
Tenori Kastriot Tusha, ka shtuar se si shoqëri “nuk duhet të lejojmë që gjuha jonë e bukur shqipe të përdhoset deri në këtë pikë, sepse për këtë kanë sakrifikuar shumë rilindësit”.