Katër anëtarët e familjes Gjoka të cilët pësuan djegie pas shpërthimit të bombolës dërgohen në Itali

Katër anëtarët e familjes Gjoka të cilët pësuan djegie pas shpërthimit të bombolës dërgohen  në Itali

Sipas burimeve të ABC News ata janë dërguar privatisht nga familja për mjekim më të specializuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, ku katër anëtarët e familjes morën plagë të rënda pas shpërthimit të bombolës në hotel. Nëna dhe fëmijët e saj kishin shkuar një natë më parë në hotel për ta pastruar dhe bërë gati për sezonin turistik.

Shpërthimi shkatërroi pothuajse të gjithë katin e parë. Ndërkohë, sipas Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial  (ISHTI) shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerëzor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore.

Related Articles