Gruaja me shami që hyri në Guinness emërohet drejtoreshë e çerdhes në Skenderaj nga Jashari

Gruaja me shami që hyri në Guinness emërohet drejtoreshë e çerdhes në Skenderaj nga Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dje ka emëruar drejtoreshë të çerdhes gruan me mbulesë, Arbnora Fejza-Idrizi, ndryshe e njohur si rekordmene e tri çmimeve Guinness.

Arbnora Fejza-Idrizi, kjo grua e cila na bëri krenarë ne si komunë dhe gjithë vendin në përgjithësi, duke na prezantuar në mënyrën më të mirë të mundshme në sytë e gjithë botës.

Lajmin se është emëruar drejtore e çerdhes e ka bërë të ditur vetë Arbnora në llogarinë e saj në Facebook.

“Kam kënaqësinë t’iu njoftoj, se me vendim të Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, jam emëruar, Ud. Drejtore të Institucionit para shkollor, “Nëna Zahide”, në Skenderaj. Drejtim i këtij institucioni që mbanë emrin e heroinës sonë, nënës Zahide është një nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe unë do të përkushtohem maksimalisht që t’a kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë”, shkroi ajo.

Tutje ka falënderuar kryetarin Bekim Jashari për besimin dhe mundësinë që të kontribuoj në edukimin e duhur të fëmijëve tonë.

Related Articles