Katër fitore nga katër ndeshje, Arsenali triumfon ndaj Fulhamit

Katër fitore nga katër ndeshje, Arsenali triumfon ndaj Fulhamit

Arsenali ka triumfuar 2:1 në shtëpi të shtunën ndaj Fulhamit, duke mbajtur kështu pozitën e parë në Premier Leaguen e Anglisë.

Ndeshja e zhvilluar në “Emirates” i takoi xhiros së katërt të Premier Leagues.

Arsenali fillimisht kishte kaluar në disavantazh, pas golit të shënuar nga Aleksandar Mitroviq (56’), por arriti të rikthehej.

Martin Odegaard (64’) dhe Gabriel Magalhaes (85’) shënuan për Arsenalin.

Arsenali pas 4 xhirove i ka 12 pikë, dy më tepër se Manchester City e Brightoni që zënë pozitat dy e tre.

Related Articles