Katër persona e ndalojnë një grua në Prishtinë, tentojnë ta sulmojnë vëllain e saj

Katër persona e ndalojnë një grua në Prishtinë, tentojnë ta sulmojnë vëllain e saj



Katër burra e kanë ndaluar një grua teksa po ngiste veturën e saj, raporton Gazeta Enigma.

Sipas policisë, të njëjtin kanë tentuar ta sulmojnë vëllain e saj.

Gjithë të dyshuarit janë arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se katër persona meshkuj kosovarë e kanë ndaluar me veturë duke tentuar ta sulmojnë vëllain e saj. Të dyshuarit janë arrestuar. Në veturën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një revole me tetë fishekë si dhe një shkop bejsbolli. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.  / Gazeta Enigma.

Related Articles