Katër persona fyhen dhe sulmohen derisa po ecnin në Mitrovicë të Veriut

Katër persona fyhen dhe sulmohen derisa po ecnin në Mitrovicë të Veriut

Katër persona janë fyer dhe sulmuar derisa po ecnin në një trotuar në Mitrovicë të Veriut, nga katër persona tjetër që po udhëtonin me dy skuterë.

Viktimat u fyen në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe, ndërkohë që edhe i kanë sulmuar me një shportë plastike.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona NN të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen  serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë  plastike duke e goditur viktimën. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti ndodhi mbrëmjen e së hënës. /Gazeta Enigma

Related Articles