Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi u aksidentuan në fshatin Raushiq në magjistralen Deçan-Pejë.
Vetura me të cilën po udhëtonin u rrokullis dhe për pasojë, shoferi dhe pasagjerët pësuan plagë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe të hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë çuar deri te ky aksident.