Katër policë të lënduar në protestën e PSD-së në ZRrE

Katër policë të lënduar në protestën e PSD-së në ZRrE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë protestës së djeshme të organizuar nga Partia Socialdemokrate Brenda Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.



Sipas policisë gjatë arrestimit të një personi kanë hasur në rezistim me ç’rast janë lënduar zyrtarët policor.

Në raportin policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 13 persona të cilët kanë penguar punën e punonjësve.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar “Fletëparaqitje për kundërvajtje”, njofton Policia.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë,14.02.2022-11:20. Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar Fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet raportin e Policisë së Kosovës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të këtij subjekti gjatë ditës së djeshme janë larguar me forcë pasi kanë qëndruar që disa orë në zyrat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj brenda objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të këtij subjekti janë ballafaquar me kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu brenda zyrave të këtij institucioni pas vendosjes së tarifave të reja./GazetaEnigma/

Related Articles