Macron flet për dialogun Kosovë – Serbi, jep afatin se kur duhet të rifillojë ai

Macron flet për dialogun Kosovë – Serbi, jep afatin se kur duhet të rifillojë ai
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij francez Emmanuel Macron me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë. Në letër, presidenti francez ka shprehur dëshirën që një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Aktualisht Franca kryeson me Bashkimin Europian, ndërsa Macron persoanlisht është angazhuar në procesin e bisedimeve duke u përpjekur që t’i bindë palët për marrëveshje.

Në letrë dërguar Presidentit serb ai thotë se mbështetja e tij do të vazhdojë duke e përmendur dëshirën që një marrëveshje Kosovë-Serbi të arrihet në muajt në vijim.

“Gjithashtu do të vazhdoj të mbështes dialogun me Prishtinën me ndërmjetësimin evropian, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve. Shpreh dëshirën që sukseset në këtë kuptim të ndodhin në muajt e ardhshëm”, thuhet në letrën e Macron dërguar presidentit të Serbisë.

Tutje, Macron thotë mezi e pret anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një prioritet për Serbinë dhe unë e pres me padurim. Franca është me ju për t’ju mbështetur në procesin e reformës përmes asistencës teknike. Hapja e grupit të kapitujve të Axhendës së Gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme më 14 dhjetor të vitit të kaluar, si dhe suksesi i referendumit për ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, tregojnë se progresi konkret në reforma është shoqëruar me progres në negociatat e anëtarësimit. Ju inkurajoj që të vazhdoni në këtë rrugë dhe të vazhdoni ta vihni në pah sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë”, thuhet në letrën e Macron. / Gazeta Enigma.

Related Articles