Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Janë raportuar katër raste të dhunës në familje brenda në 24 orëve në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.



Kjo është bërë e ditur nga raporti i policisë, ku një raportim vjen Podujeva, një nga Prizreni, një nga Klina dhe i fundit nga qyteti i Pejës.

Raporti i plotë i policisë:

Podujevë, 25.11.2021 – 18:55. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimave mashkull dhe femër kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Prizren, 25.11.2021 – 11:13. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në familje, është sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

Klinë, 24.11.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 Pejë,  25.11.2021 – 14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se vazhdimisht ka dhunë psikike nga e dyshuara kosovare (bashkëshortja e tij). Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.  

Related Articles