Arrestohet në Mitrovicë 19 vjeçari, dyshohet se gjuajti me armë zjarri

Arrestohet në Mitrovicë 19 vjeçari, dyshohet se gjuajti me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 19 vjeçar në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë më armë zjarri ditën e enjte.



Poashtu, Policia bën të ditur se ka sekuestruar edhe një armë zjarri.

“Me datë 25 nëntor 2021, rreth orës 16:25, policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informatave kanë arritur ta identifikojnë vendin nga kanë ardhur te shtënat, si dhe kanë arritur ta identifikojnë te dyshuarin V.F., 19 vjeçar dhe ta shoqërojnë në stacionin policor. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën gjysme automatikë prodhim jugosllav pa fishekë”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa ndalim policor.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale:Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm. /Gazeta Enigma/.

Related Articles