Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia ka njoftuar se pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të hënës në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Ranillug, Deçan dhe Malishevë. Lidhur me këto raste u arrestuan katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë, një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.

“Prishtinë 19.01.2026-10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Në rastin e dytë në Prishtinë, një burrë u arrestua nën dyshimin se rrahu ish-bashkëshorten dhe bashkëshortin e saj.

“Prishtinë 19.01.2026-13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në Ranillug, djali raportohet se rrahu prindërit. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

“Ranillug  19.01.2026 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

Në Deçan u arrestua një i mitur nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj familjarëve.

“Deçan 19.01.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Ndërsa, edhe në Malishevë u arrestua një i mitur nën dyshimin se kanosi dhe ushtroi dhunë psikike ndaj nënës.

“Malishevë 19.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuarimashkull kosovar, i mitur  pasi që i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Related Articles