Katër të dyshuar e bëjnë për spital një person në Prizren

Katër të dyshuar e bëjnë për spital një person në Prizren

Një person ka pësuar lëndime pasi është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar, dy prej tyre janë të mitur, shkruan Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë (dy prej tyre të mitur). Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në ndalim policor”, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur në Prizren./GazetaEnigma/

Related Articles