Pejë, arrestohet një femër pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së saj

Pejë, arrestohet një femër pasi ushtroi dhunë ndaj nënës së saj

Një grua në Pejë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrit të arrestohet e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta në vazhdimësi ka ushtuar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, njofton policia përmes raportit, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles