Katër të lënduar në një aksident në Vetërnik

Katër të lënduar në një aksident në Vetërnik

Katër persona janë lënduar në një aksident në Vetërnik, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira pesë automjete.

Ajo theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në Veternik.Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Ahmeti.

Related Articles