Katër persona me COVID-19 kanë vdekur brenda 24 orëve në Shqipëri.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë atje.
Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 1236 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 5,694 testime të kryera.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 329 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i pandemisë.
Janë 7,952 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, derisa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangien në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese”. /Gazeta Enigma/.