Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar dy vdekje dhe dy mijë e 250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19,raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë kryer 11,814 testime, derisa janë shëruar 154 qytetarë. Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive është 16,341
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.
Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.