Katërmbëdhjetë persona të ndaluar për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Katërmbëdhjetë persona të ndaluar për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se në procesin zgjedhor të 17 tetorit janë ndaluar 14 persona si të dyshuar, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Personat e ndaluar në gjashtë raste të ndara sipas Prokurorisë dyshohen për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin, falsifikim të rezultateve të votimit, pengim të procesit të votimit si dhe për veprën cenim i fshehtësisë së votimit.

Personat e ndaluar janë nga komuna e Kllokotit, Suharekës, Skenderajt, Malishevës dhe Fushë Kosovës.

Prokuroria i Shtetit thotë se do të vazhdojnë të përcjellin procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.

Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind.

Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë.

Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë./Gazeta Enigma/

Related Articles