Trepça e ka fituar ndeshjen e parë finale përballë Pejës
Ndeshja në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ishte dramatike që nga fillimi deri në fund, ku diferencat mes skuadrave ishin shumë të ngushta.
Çereku i parë i takoi Trepçës, të cilin e fitoi me shifrat 24-19.
Në çerekun e dytë, Peja e bëri diferencën, të cilin e fitoi 29:23 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 47:48 në të mirë të “Shqiponjave”.
Edhe periudha e tretë u takoi mysafirëve. Megjithatë, në çerekun final ekipi vendas u kthye fuqishëm për ta kthyer rezultatin në avantazhin e tyre të cilin e mbajtën me sukses deri në fund të takimit.
Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte James Artis me 27 pikë, 2 kërcime e po aq asistime, ndërsa për ekipin pejan më i miri ishte Larry Thomas me 23 pikë.
Ndeshja e dytë finale ndërmjet Pejës dhe Treppçës do të zhvillohet të dielën në “Karagaç”.