KB Vëllaznimi konfirmon rrahjen, merr masa disiplinore ndaj lojtarëve

KB Vëllaznimi konfirmon rrahjen, merr masa disiplinore ndaj lojtarëve

KB Vëllaznimi ka konfirmuar rrahjen që ka ndodhur në mes basketbollistëve në stërvitjen e djeshme.

Klubi gjakovar dënon rastin në fjalë dhe është i vendosur të luftojë që rastet e tilla të shëmtuara të qëndrojnë larg nga sporti.

“KB Vëllaznmi njofton tifozët “Kuqezinjët e Jakovës” dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive”, thuhet në njoftim.

“KB Vëllaznimi siguron adhuruesit se klubi është i fokusuar vetëm në ndeshjen e radhës dhe shkon me motiv të lartë në Suharekë për duelin çerekfinal të Superkupës ndaj nikoqirit, KB Golden Eagle Ylli”.

Përndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku në një përgjigje për Klankosova, është thënë se njëri nga personat është arrestuar.

Related Articles