KEDS del me njoftim: Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, disa qytete mbesin pa rrymë

KEDS del me njoftim: Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, disa qytete mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, duke lënë një numër të konsumatorëve pa rrymë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Përgjatë tri ditëve të fundit, vendi ynë ka qenë i prekur nga erëra të forta, të cilat do të vazhdojnë ende. Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike”.

Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni.

“Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”. /Gazeta Enigma/

Related Articles