Për minimizimin e shpenzimeve të energjisë elektrike përmes ngrohjes gjatë dimrit, ekspertët e energjetikës në KEDS kanë dhënë një sugjerim shtesë lidhur me këtë çështje.
Sipas tyre, nëse e zvogëloni temperaturën në termostatin tuaj për 40% të kapacitetit të tij të plotë, që në praktikë i bie ta vendosni atë nga numri pesë në numrin tre, atëherë ju do të arrini të kurseni 34% të faturës totale.
Ngrohja me energji elektrike, sipas KEDS-it,përveçqë e ngarkon sistemin elektroenergjetik tej mase, përbën edhe 70% të faturës totale mujore.
“Rrjedhimisht, të gjithë ata konsumatorë që energjinë elektrike e kanë të vetmen alternativë për ngrohje, është jetike që në këtë kohë krize ta përdorin atë në mënyrë sa më racionale. Vetëm kështu kemi një rrjet të qëndrueshëm. Të praktikojmë këto masa të thjeshta për të mirën tonë të gjithëmbarshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KEDS-it.