KEK e fiton përfundimisht rastin në Arbitrazh, KEDS dhe KESCO detyrohen t’ia paguajnë 8.3 milionë euro

KEK e fiton përfundimisht rastin në Arbitrazh, KEDS dhe KESCO detyrohen t’ia paguajnë 8.3 milionë euro

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se e ka fituar përfundimisht rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kundër KEDS-it dhe KESCO-s.

Në njoftim thuhet se këto dy kompani detyrohen të paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro, për interesin e akumuluar nga pagesat e vonuara.

Sipas KEK, ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm ligjor për sektorin energjetik të vendit.

“KEK-ut i njihen dhe do t’i kompensohen kostot e procedurës së arbitrazhit, përfshirë shpenzimet e përfaqësimit ligjor dhe të ekspertëve, të cilat do të mbulohen bashkërisht nga palët e paditura (KEDS/KESCO). Procedura e arbitrazhit është zhvilluar në përputhje me rregullat UNCITRAL Arbitration Rules (2010), ndërsa vendi i arbitrazhit ka qenë Gjeneva, Zvicër. Vendimi është përfundimtar dhe i zbatueshëm. Një fitore me rëndësi strategjike për KEK-un dhe sektorin energjetik të Kosovës. Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm ligjor për sektorin energjetik të vendit, duke forcuar pozitën kontraktuale dhe kredibilitetin institucional të KEK-ut”, thuhet në njoftim.

Sipas KEK, gjatë shqyrtimit të çështjes, Tribunali ka konstatuar “faktet e pakontestuara” se KEK ka realizuar furnizimin me energji në përputhje të plotë me dispozitat e Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA) dhe se palët e paditura (KEDS dhe KESCO) nuk kanë kryer pagesat brenda afateve të përcaktuara për disa periudha midis viteve 2020–2024.

KEK-u ka shprehur mirënjohje për Avokaturën Shtetërore.

Related Articles