Opinionisti, Adriatik Kelmendi i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet e takimit të djeshëm në Bruksel, po vlerëson se kryeministri kosovar, Albin Kurti, mbrëmë veproi në mënyrë të përpiktë në raport me planin e propozuar.
Madje njëherit dhe drejtor i Klan Kosovës, ai shprehet përmes facebook-ut, se mbrëmë ishte momenti historik i kryeministrit Albin Kurti.
”Mbrëmë ishte momenti historik i Albin Kurtit.
Veproi drejt dhe me përgjegjësi karshi rrethanave, duke i thënë ”po” pa ekuivoke Marrëveshjes Evropiane, të mbështetur nga SHBA-ja.
Në kohën e Rambouilletsë e kishte gabim, njëjtë siç e kishte gabim në kohën e Ahtisaarit.
Mbrëmë, Albini, nuk gaboi!
Përkundrazi!”