Kelmendi ofron 50 mijë euro, ndihmë fillestare për pritjen e afganëve në Kosovë

Kelmendi ofron 50 mijë euro, ndihmë fillestare për pritjen e afganëve në Kosovë

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur kosovar, presidenti i “Elkos group-Etc”, Ramiz Kelmendi, ka ofruar 50 mijë euro, ndihmë fillestare për pritjen e afganëve që do të strehohen në Kosovë.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy momentet që e kanë shtyrë të ndërmarrë një veprim të tillë.

I pari, që thotë se ai, familja e tij dhe populli i Kosovës e kupton mirë çfarë do të thotë ta lëshosh atdheun dhe i dyti, se rikthimi apo riatdhesimi në Kosovë ndodhi falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të cilat, tani kanë bërë thirrje tek qeveritë e vendeve mike, që të presin përkohësisht popullin afgan.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Të nderuar miq Amerikan dhe Qeveri Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Shprehë gatishmërinë time, për mbështetje fillestare financiare në vlerë prej 50 mijë eurosh, për strehimin e qytetarëve Afgan që do strehohen në Republikën e Kosovës.

Unë, familja ime dhe qytetarët e vendit tim e kuptojnë mirë çfarë do të thotë ta lëshosh atdheun e nuk e harrojmë asnjëherë kontributin dhe rolin e Qeverisë Amerikane dhe kombit amerikan për rikthimin, riatdhesimin tonë, në Kosovën tonë të dashtur!

Falë këtij kontributi ne sot, i gëzohemi jetës dhe zhvillimit të shtetit tonë!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Ne jemi të bekuar me ju!”, ka shkruar Kelmendi.

Related Articles