Skenderaj: Policia e Kosovës sekuestron tri armë

Në orët e mbrëmjës së sotme, Policia në Skënderaj ka realizuar një bastisje.

Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armëve, Policia në Skenderaj, në orët e mbrëmjes së sotme ka realizuar një bastisje. Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj, me ç rast si rezultat i bastisjes së realizuar në dy lokacione – shtëpi, në fshatin Prekaz i Epërm, janë gjetur dhe janë sekuestruar tri armë, një pushkë automatike dhe dy pistoleta. Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë intervistuar dy persona të dyshuar, ndërsa pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftim.

Related Articles