Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se sot nuk kanë dalur t’i kërkojnë asgjë kryeministrit të Kosovës.
Azemi duke iu drejtuar qeverisë tha se sot kanë dalur që t’u tregojnë se janë në fazën e fundit, sepse sipas tij, nuk kanë punëtorë të sektorit privat.
“Ne Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës nuk kemi dalur t’i kërkojmë asgjë kryeministrit të Kosovës, sepse kemi kërkuar qe tre vjet e gjysmë ligj të pagave, pagë minimale, mbikqyrje të punëtorëve të sektorit privat të cilët na e hëngrën me bekimin e këtij kryeministri dhe çka ndodh me këtë kryeministër, për tre vjet e gjysmë 27 kërkesa zyrtare duke i thënë ejani se jemi keq të bisedojmë dhe ky nuk e gjen rastin që të vjen e të bisedojë me ne. Ne kemi dalur t’i tregojmë që jeni në fazën e fundit, sepse nuk keni punëtorë të sektorit privat”, është shprehur ai.