Vëllai i heroit Adem Jashari, Rifat Jashari, ka folur sot në nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jashari tha se është kënaqësi për të që të jetë pranë kësaj ushtrie që është pritur për kohë të gjatë.
LEXO EDHE: Osmani në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Kjo ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë
“Sot, Ushtria Çlirimtare e Kosovës na u bashkua për 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme, është një kënaqësi me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur dem baba dem”, ka thënë Jashari.
“Ua urojë 25-vjetorin, u uroj shëndet e punë të mbare e ishalla Zoti na ndihmon, të arrijmë qëllimet tona shekullore për hir të luftës, gjakut të bijve e bijave tona, të dëgjojmë një gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë qëllimet tona në maksimum si të gjitha shtetet që ekzistojnë në botë, lavdi të gjithë të rënëve”, shtoi ai.