Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Kentakin lindor, ka thënë guvernatori i shtetit amerikan.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se ai pret që numri i të vdekurve të vazhdojë të rritet, shkruan BBC.
Presidenti Biden i shpalli përmbytjet “një fatkeqësi të madhe” të premten dhe urdhëroi ndihmën federale për të ndihmuar në përpjekjet lokale të rimëkëmbjes.
Në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë, përfshirë një 1-vjeçar.
Më shumë se 23,000 njerëz janë gjithashtu pa energji në shtet.
Përmbytjet erdhën pas shirave të dendur në fillim të kësaj jave. Qindra shtëpi në Kentaki janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve, tha guvernatori.