Keqtrajton psiqikisht motrën e tij, arrestohet gjakovari

Keqtrajton psiqikisht motrën e tij, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës njofton që është arrestuar një person në Gjakovë, pasi e kishte keqtrajtuar në mënyrë psikike motrën e tij. Pas kësaj  gruaja është strehuar në jetimore bashkë me fëmijët e saj.

E sipas policisë i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit po ashtu për shkak të agresivitetit te tij nuk iu kishte bërë as alkool testin dhe gjatë intervisitimit i njëjti i kishte thyer dy kompjuterë të Policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima se bashku me dy fëmijët e saj është strehuar në strehimore. I dyshuari ka qene nën ndikim të alkoolit por për shkak të agresivitetit të tij nuk ka iu është bërë alkool testin, dhe përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuter pronë të Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles