Kërcënimet ndaj gazetarit Arlind Sadiku, reagon AGK-ja

Kërcënimet ndaj gazetarit Arlind Sadiku, reagon AGK-ja

Gazetarit Arlind Sadiku gjatë së mërkurës i është hequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli-Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve serb.

Mirëpo, përtej këtij vendimi të UEFA-s, Sadiku po përballet edhe me një sërë kërcënimesh, që sipas tij vijnë nga Serbia.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se janë të shqetësuar për kërcënimet që gazetari i sportit po merr.

“AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit”, ka thënë AGK-ja. /Gazeta Enigma


Related Articles