Policia e Kosovës ka dhenë sot detaje pas raportimit në media për kërcënimin që i është bërë kryeministrit, Albin Kurti.
Policia në një komunikatë për media thekson se hetimet janë duke vazhduar.
“Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Kurti, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.” /Gazeta Enigma/.