Vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula në institucionet e Kosovës

Vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula në institucionet e Kosovës

Fotografia zyrtare e Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është vendosur në Presidencë dhe në institucionet qendrore e lokale të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca, e cila ka njoftuar se Departamenti i Protokollit të Shtetit ka përfunduar shpërndarjen e fotografisë zyrtare, në përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 dhe afatet e përcaktuara.

Fotografia u është shpërndarë institucioneve qendrore dhe lokale, agjencive përkatëse, si dhe misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës në mbarë botën.

Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është realizuar nga fotografi Arben Llapashtica.

Related Articles