Kërcënohet përsëri presidentja Vjosa Osmani

Kërcënohet përsëri presidentja Vjosa Osmani

Rreth një javë pas raportimit të fundit për një kërcënim me jetë drejtuar presidentes së Kosovës  Vjosa Osmani, të cilin ajo e kishte pranuar përmes adresës elektronike zyrtare të presidencës, ende nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim nga organet e drejtësisë.

Këshilltari për media i presidentes Bekim Kupina ka thënë për Indeksonline se Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se Prokuroria Speciale nuk e ka ngarkuar ende asnjë prokuror për të trajtuar këtë rast.

Por nuk është i vetmi kërcënim që persidentja Osmani ka marrë. Kërcënimet ndaj presidentes Osmani s’kanë të ndalur.

Burime të  Indeksonline bëjnë të ditur se presidentja Osmani deri tani ka marrë rreth 40 mesazhe  kërcënuese.

E në adresë të presidentes Osmani sot ka shkuar dhe një mesazh tjetër kërcënues.

“Janë nis me të vra kurv dhe shpihunat e Serbisë, polici shka janë me armë të kontrabanduara”, thuhet në mesazhin kërcënues i cili sot ka arritur në adresë të presidentes Osmani.

Related Articles