Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, nën dyshimin për kërcënim ndaj ish-kryeministrit njëherit liderit të AAK-së Ramush Haradinajt dhe familjes së tij.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin K.B”, tha Nikçi.
Korab Bajgora aktualisht është i hospitalizuar dhe po trajtohet në Klinikën e Psikiatrisë.
