Xhelal Sveçla, Ministri i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se është arrestuar personi i cili e ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se të dielën i njëjti është ndaluar për kontrabandë me mallra dhe të hënën i është konfiskuar vetura e cila ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa sot i njëjti është arrestuar për kërcënim.
“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma