Dorëheqja e cila po kërkohet nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas rastit të vrasjes së 35-vjeçares para Klinikës së Gjinekologjisë, nga vet ajo, po konsiderohet ose si mungesë e informacioneve për kompetencat e ministrisë që udhëheqë, apo edhe si problem me Qeverinë Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi po ashtu se kur kërkohet dorëheqja duhet dhënë arsyet e kësaj kërkese.
Ndërsa, shtoi se Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri që me aq seriozitet e ka trajtuar fenomenin e femicidit sesa kjo e tanishmja.
“Kur kërkohet dorëheqja duhet të jepen arsyet se cila është arsyeja qe kërkohet dorëheqje e dikujt. MD ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatin, MD nuk ka të drejtë që t’i kërkojë prokurorit të merr masa të paraburgimit apo të ndërmarrë masa të tjera, MD nuk ka të drejtë që të shkarkojë prokurorë dhe gjyqtarë”.
“Duket që kërkesat e tilla veçse po bëhen sepse nuk e dinë ngjarjen e përgjegjësive dhe kompetencave ose bëhen për arsye të caktuara dhe fare nuk e kanë hallin tek gratë që po vriten, por problemin e kanë me Qeverinë Kurti. Kjo qasja është e papranueshme sepse unë besoj pajtoheni me mua, nuk ka pasur qeveri ndonjëherë në Kosovë që e ka trajtuar më me seriozitet fenomenin e femicidit që duket së lufta me të është e vështirë por nuk mund të jetë e pamundshme sepse një fenomen i tillë si femicidi nuk bënë assesi qe të na dorëzojë”.
“Ne do të vazhdojmë punën dhe angazhimin dhe do t’i adresojmë të gjitha kompetencat që kemi. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi procedurat ndryshimet ne Kodin Penal kur krmi paraparë dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe seksuale ngacmime seksuale kanë thënë se këto ndryshime shkelin të drejtat e njeriut…. MD me kompetencë të plotë ka kryer të gjitha përgjegjësitë që ka, mirëpo dështimi është tek sistemi i drejtësisë”, theksoi ajo.
Ajo tha se kanë pritur se inspektimet e Inspektoratit policor, shëndetësor dhe të atij për punë sociale të përfundojnë dje lidhur me rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.
Por, për shkak të situatës komplekse, sipas Haxhiut këto inspektime kanë marr më shumë kohë.
“Të tri institucionet ai policor, shëndetësor dhe punë sociale kanë filluar inspektimet. Ne kemi pritur që ato te mbarojnë dje, mirëpo duket që janë pak më komplekse dhe sigurisht që kanë marr kohë më tepër”, tha Haxhiu.
Lidhur me takimin që pritet të mbahet sot me krerët institucional e që është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e para e drejtësisë kosovare tha se ky takim qëllim ka diskutimin për situatën e krijuar pas vrasjeve të rënda që kanë ndodhur në vend.
Edhe njëherë Haxhiu ka theksuar se në rastin e gruas shtatzënë që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka dështim zinxhiror dhe se do t’i ndërmarrin veprimet sipas kompetencave.
“Qëllimi i këtij takimi është qe të flasim për situatat që kanë ndodhur për vrasjet e rënda dhe për femicidin si fenomen dhe për rolin e institucioneve dhe adresimin e përgjegjësive duke pas parasysh qe sipas informacioneve të para ka dështim zinxhiror dhe për këtë siç iu kam thënë edhe dje në momentin që do të pranojmë raportet e inspektimit qofte nga policia, inspektorati shëndetësor apo nga qendrët për punë sociale do të ndërmerren veprime në përputhje me kompetencat”, tha ajo.
Të mërkurën rreth orës 18:00 para Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë me armë zjarri 35-vjeçarja shtatzënë. Ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili.
Rasti i gruas në fjalë ishte i njohur për organet e rendit, derisa ajo kishte edhe urdhër për mbrojtje nga Prokuroria e Shtetit.
E pas kësaj ngjarje pati reagime të shumta ku u kërkua edhe dorëheqj e përgjegjësve të institucioneve.