Kërkohej në Gjermani, kapet në Shqipëri, arrestohet turku

Kërkohej në Gjermani, kapet në Shqipëri, arrestohet turku

Kishte vjedhur e plagosur andaj autoritet gjermane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Mirpo ky i fundit ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte larguar nga Gjermania.

E ky shtetas turk ra në duart e Policisë Kufitare të Morinës.

Si rezultat i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kukës, me qëllim ekstradimin, shtetasi turk Z. O., 35 vjeç.

Procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Gjermani po vazhdojnë. /Gazeta Enigma.

Related Articles