Kërkohet dorëheqja e Ministrit të Shëndetësisë nga FSSHK-ja

Kërkohet dorëheqja e Ministrit të Shëndetësisë nga FSSHK-ja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se i ka dërguar letër Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.



Në letër është kërkuar dorëheqja e ministrit Latifi pasi ai nuk ka reaguar për ngritjen e mirëqënies së punëtorëve shëndetësor.

“Andaj nga ky moment pasi që ju jeni apatik ndaj kërkesave tona do të kërkojmë edhe dorëheqjen tuaj”, shkruan kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla.

“Z. Ministër,Ju keni ardhur tërësisht me një demagogji se si do të bëhet shëndetësia pas 30 vitesh,por duke e parë që ju nuk e keni interesimin as më të vogël për shëndetësi ose veproni ose ikni”, përfundon letra adresuar Latifit./Gazeta Enigma/

Related Articles