Kërkohet paraburgim për tre policët e dyshuar për dallavere me prona

Kërkohet paraburgim për tre policët e dyshuar për dallavere me prona

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për tre zyrtarët policorë lidhur me dyshimet për përfshirjeje në veprimtari të jashtëligjshme.

Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës, t’i caktojë të pandehurve masën e paraburgimit, meqë ekziston dyshimi i bazuar se nëse të pandehurit gjenden në liri do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale duke asgjësuar, fshehur ose ndikuar në dëshmitare.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të cilën e ka siguruar KOHA thuhet se zyrtarët policorë dyshohet se u përfshinë në disa marrëveshje për një pronë. Dyshimet janë se policët bashkëpunuan me dy qytetarë të nacionalitetit serb.

Në rast dyshohet se u përdorën edhe dokumente të falsifikuara. Policët dyshohen gjithashtu se kanë marrë “deklarata me anë të shtrëngimit”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri A. I. si zyrtar policor në Stacionin Policor Jugu, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe për të tjerë, ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat e tij ligjore.

“Nga data 12.03.2024 deri me datë 21.01.2026 është koordinuar me të dyshuarin M.M., që të ndihmojë me qëllim që i njëjti të tjetërsojë parcelën me numër ngastrës kadastrale 1662-0 me sipërfaqe prej 5976 m2 me anë të dokumenteve të falsifikuara dhe atë të bartë të personi Z.J., me ç’rast A.I pas udhëzimeve të M.M., ishte interesuar edhe në Prokurori se mos kishte ardhur ndonjë dokument nga Beogradi”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Related Articles